Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 22/23

Ylli mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup

Fotot: BCL

Ylli mëson kundërshtarët në FIBA Europe Cup


21 September, 2022 @23:59

Pas eliminimit nga faza kualifikuese për në Ligën e Kampionëve të Basketbollit, skuadra kampione e Kosovës, Ylli, ka mësuar kundërshtarët e fazës grupore në FIBA Europe Cup, ku shkon automatikisht.

Kështu, skuadra nga Suhareka do të jetë pjesë e Grupit A në fazën grupore të FIBA Europe Cup, ndërsa tashmë i din dy nga tre kundërshtarët e grupit.

Bashir Ahmed @ Ylli vs. Benfica

Hapoel Galil Elyon është njëri kundërshtar, që vjen nga Izraeli. Ndërsa kundërshtari tjetër i grupit është Niners Chemnitz nga Gjermania. Bashkë me këta, kundërshtari i radhës në Grupin A do të mësohet pas fazës finale kualifikuese.

Ndeshjet e para në fazën grupore të FIBA Europe Cup do të luhen më 12 tetor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga