Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - CHEMNITZ

Ylli mposhtet thellë dhe eliminohet nga garat evropiane

Ylli mposhtet thellë dhe eliminohet nga garat evropiane


23 November, 2022 @20:53

Kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli është eliminuar nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup, pas disfatës së thellë të pësuar sonte në Prizren ndaj skuadrën gjermane Chemnitz.

Pos cerekut të parë kur suharekasit luftuan kokë më kokë me gjermanët, më tej në parket dominoi vetëm një ekip, derisa gjermanët morrën fitore të lehtë dhe të thellë me 29 pikë dallim, 72-101 [24-24, 13-34, 13-20, 22-23].

Ylli nuk kishte përgjigje ndaj lojës së Chemnitzit dukshëm më cilësor, ndërsa në fund u pajtuan me humbjen dhe eliminimin nga gara, derisa ndeshja e fundit e tyre në grup do të jetë sa për prestigj.

Malcolm Armstead luajti me 18 pikë, 2 asistime e 4 kërcime në këtë ndeshje, ndërsa 12 pikë dha Henrik Sirko, që bëri edhe 2 asistime e 4 kërcime në humbje.

Te Chemnitz, që shfrytëzoi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe thuajse të gjithë me mbi 17 minuta lojë, më efikasi ka qenë Jonas Richter me 18 pikë e 6 kërcime, ndërsa Aher Uguak shënoi 14 pikë e 4 asistime në fitore.

Pas kësaj ndeshjeje, Ylli ka bilancin më të dobët në grup 1-4, ndërsa Chemnitz bëhet me 3-2.

 



TABELA E GRUPIT A:

1. Chemnitz 3-2
2. Hapoel Elion 3-1
3. Bamberg 2-2
4. Ylli 1-4

 
Të gjitha lajmet nga