Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KAMPI I KAMPIONIT

Ylli ndahet edhe me Jay Threattin

Ylli ndahet edhe me Jay Threattin


4 December, 2022 @23:01

Kampioni i Kosovës është ndarë edhe me një lojtar tjetër, pas largimit të Ismet Sejficit nga skuadra. Nga sot, zyrtarisht edhe Jay Threatt më nuk është lojtar i Yllit, derisa ekipi nga Suhareka ka bërë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin me marrëveshje, me kërkesë të lojtarit.

Threatt në fakt nuk ka qenë pjesë e ekipit as në fitoren e djeshme ku Ylli mposhti Trepçën për të arritur ekipi fitoren e shtatë radhazi këtë stinor.

Jay Threatt

“Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesën e vetë lojtarit kemi ndërprerë bashkëpunimin me Jay Threatt. Klubi e falenderon për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë. Falemnderit Jay,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Yllit sonte.

Pas largimit të dyshes së përmendur, mbetet të shihen lëvizjet e ardhshme të ekipit suharekas, pasi që përkundër formës së mirë që kanë kapur, numri i lojtarëve cilësor në skuadër po tregohet i rëndësishëm në Superligë, që gjithnjë e më shumë po bëhet më interesante, pasi që asnjë ekip nuk po arrin fitoret lehtë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga