Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - BASHKIMI

Ylli në super formë, kalon edhe Bashkimin

Ylli në super formë, kalon edhe Bashkimin


15 January, 2022 @21:22

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ylli, po vazhdon me formën e mirë.

Serisë së fitoreve i ka shtuar edhe një, ndaj Bashkimit (78-61).

10 minutëshi i parë ishte i ngushtë 16-14, derisa skuadra suharekase në çerekun e dytë e ngriti epërsinë në 12 pikë por pjesa parë u mbyll me rezultat 36-29.

Ylli e ngriti epërsinë në 12 pikë në çerekun e tretë, e në çerekun e fundit kontrolli ishte te skuadra suharekase dhe e mposhti kundërshtarin.

Gëzim Morina dhe Henrik Sirko me nga 19 pikë ishin koshashënuesit më të mirë te Ylli, derisa edhe Erjon Kastrati shënoi pikë dyshifrore, 18 pikë, të vetmit në ekip që mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore te Ylli.

Te Bashkimi Valon Bunjaku me 24 pikë e Kendrick Thompson me 19 pikë u veçuan te Bashkimi.

TABELA AKTUALE

Ylli gjendet në krye të tabelës me 12 fitore e 4 humbje, kurse Bashkimi me 8 fitore e 8 humbje në pozitën e katërt.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga