PLANE
Ylli synon Ligën Ballkanike
7 February, 2017 @22:46
Skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, është duke synuar që të zë vendin e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike, ka bërë të ditur sot Koha Ditore.
Krejt kjo do të ndodh nëse Sigal Prishtina, ashtu siç është duke planifikuar të mos merr pjesë në BIBL stinorin që vjen, pasi që po kërkon të koncentrohet në Basketball Champions League ose FIBA Europe Cup.
Kosova këtë stinor ka pasur katër ekipe pjesëmarrëse në BIBL, ndërsa në garë pas fazës së parë ka mbetur vetëm një, Peja, pasi që Sigal Prishtina (kampione aktuale), Bashkimi dhe Trepça, janë eliminuar që në fazën e parë.