Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - TREPÇA

Ylli vazhdon serinë, s’ka fitore për Trepçën

Ylli vazhdon serinë, s’ka fitore për Trepçën


18 January, 2020 @20:38

Pas humbjes nga Bashkimi në sekondat e fundit në ndeshjen e luajtur në Mitrovicë, Trepça pësoi edhe në duelin e luajtur sonte ndaj Yllit në Suharekë.

Ndeshja filloi mirë për mitrovicasit, mirëpo Ylli dalëngandalë u mobilizua dhe e riktheu ndeshjen në anën e tij. Një ringjallje e ‘xehetarëve’ erdhi në çerekun e tretë, në të cilin mitrovicasit shënuan 23 pikë, ndërkohë që pranuan 16, për të shkuar në çerekun e katërt në disavantazh prej vetëm 4 pikëve, 68-64.

Mirëpo, Ylli nuk lejoi befasi dhe çerekun e katërt e menaxhoi mjaft mirë, duke e mbyllur ndeshjen me fitore 90-83.

TABELA AKTUALE

Devonte Brown me 19 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Ylli sonte, ndërkohë që edhe katër basketbollistë të tjerë shënuan pikë dyshifrore të kjo skuadër sonte. Te Trepça, DJ Hanes me 24 pikë dhe Alante Fenner me 21 pikë ishin më të dalluarit në këtë duel.

Fitorja e shënuar sonte bën që Ylli të ketë vetëm një pikë më pak se Rahoveci lider, kurse Trepça për momentin ndodhet e parafundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga