Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 27

Yllit 600, Vëllaznimit 400 euro dënim

Yllit 600, Vëllaznimit 400 euro dënim


29 March, 2023 @15:16

Pas mbylljes së xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në basketboll, në Informatorin Nr. 27 të Federatës janë bërë të ditura se ndeshjet janë regjistruar me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa janë publikuar gjithashtu edhe dënimet për gabimet e lojtarëve, trajnerëve, si dhe shkeljet e klubeve që janë dënuar sipas PG-së.

Kështu, dënimin më të madh nga klubet e ka marrë kampioni aktual i Superligës, Ylli, i cili është dënuar për shkelje të Nenit 50.8 me 600 euro. KB Vëllaznimi është gjobitur me 400 euro, për shkelje të Nenit 48.6.

Neni 50.8 i PG-së dënon për: Përjashtimi i personave zyrtarë që nuk janë në listë paraqitëse - dënimi 600 euro.
Te vërejtjet tjera, në raport për ndeshjen Ylli-Trepça është shënuar: udhëheqësi teknik i Yllit është përjashtuar nga banka për shkak të protestimeve të vazhdueshme dhe fyerje ndaj gjyqtarëve.

Devin Johnson

Neni 48.6 i PG-së dënon për: Shërbim i dobët i kujdestarisë - dënimi 400 euro. Ndërsa te sjellja e shikuesve në raport është shënuar: Fer dhe korrekt, përveç 3-sekonda para fundit të ndedshjes, disa simpatizues cenuan fushën e lojës, u futën aty, pa qëllim sulmi ndaj mysafirëve.

Nga dënimet tjera janë kryesisht për lojtarë dhe trajnerë, të gjitha këto për gabime teknike, josportive dhe diskualifikuese:

Jalen Tate, Peja - 100 euro; Altin Morina, Bashkimi - 200 euro; Gëzim Morina, Ylli - 50 euro; Mikaile Tmusic, Trepça - 50 euro; Erjon Kastrati, Trepça - 50 euro; Urim Zenelaj, Prizreni - 50 euro; Adis Beciragic, Ylli - 200 euro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga