Të gjitha lajmet

MATCH REPORT: MH PRISHTINA - ISTOGU

Zekaj 35 pikë, Istogu fiton në Prishtinë dhe ngritet në renditje

Zekaj 35 pikë, Istogu fiton në Prishtinë dhe ngritet në renditje

29 November, 2020 @18:00

Skuadra e Istogut ka arritur të shënojë një fitore të madhe dhe tejet të rëndësishme në Prishtinë sonte, duke e mposhtur MarigonaHill Prishtinën me rezultat të ngushtë 71-74 [18-21, 17-24, 15-13, 21-16].

Përballja që nisi më mirë për Istogun e drejtuar nga Fikret Shatri, u mbyll me epërsinë e troftave në pjesë të parë, që kishte diferencë 10 pikë [35-45].

Në pjesë të dytë edhe pse lojtarët e Dritëro Sefajës kërkuan më shumë dhe arritën që t’i fitonin të dy çerekët e mbetur, ata nuk arritën shkrirjen e tërësishme të epërsisë nga pjesa e parë dhe kështu përjetuan humbjen e dytë të stinorit.

TABELA AKTUALE

Më efikasi te Istogu ka qenë Mirlind Zekaj. Zekaj ka shënuar 35 pikë në fitoren e skuadrës që në total dha 74 pikë!

Përveç tij u dalluan edhe i zakonshmi Diamant Shabani me 17 pikë e 13 kërcime si dhe Labinot Kelmendi që shtoi 11 pikë në fitore.

Te MH Prishtina më efikasi ishte Visar Ejupi që dha 23 pikë.

Me këtë fitore, Istogu ngritet në pozitë të katërt në tabelë, përkundër se ka një ndeshje më pak të zhvilluar. E sa i përket MH Prishtinës, ajo ka bilans 5-2 tash.

BERISHA & BOJKU

Feronikeli siguron shërbimet e dyshes pejane

Foto: KB Peja

15 January, 2021 @18:27

Skuadra e Ligës së Parë, Feronikeli, në pjesën e dytë të kampionatit do të mund të llogaris në shërbimet e…

TRANSFER

Sollova te Vëllaznimi

15 January, 2021 @18:12

Skuadra e Vëllaznimit ka shtuar forcë në përbërjen e saj me lojtarë vendorë. Gjakovarët pas Atik Koshit dhe

TRANSFERIMET

Të gjitha përforcimet e afatit kalimtar të janarit

15 January, 2021 @17:51

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha transferimet…

ISTOG

Istogu zyrtarizon përforcimin e fundit

15 January, 2021 @15:54

Përvoja e basketbollistit të njohur për shumë skuadra në Superligë dhe Ligë të Parë të Kosovës, Fisnik Juniku, tash e…

ISTOG

Istogu për herë të parë merr një amerikan

Terrick Phillips gjatë stinorit të kaluar, derisa luante për Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

14 January, 2021 @15:05

KB Istogu që po përgatitet vrullshëm për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë të basketbollit, para pak çastesh…

Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë