Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMIR ZEKIQI

Zekiqi: Të shfrytëzohen talentët

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Zekiqi: Të shfrytëzohen talentët


Teksti: FBK

15 July, 2020 @14:20

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar për jetësimin e ëndrrës së shumë shqiptarëve për formimin e Ligës së Përbashkët. 

Në këtë ligë pritet të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër nga Shqipëria. 

Njëri ndër më të mirët e skuadrës së Yllit, Samir Zekiqi ka thënë se duhet të shfrytëzohen më shumë talentën.

Është ide shumë e mirëseardhur. Është shumë mirë që të kemi më shumë ndeshje. Shpresoj se në këtë ligë do të ketë hapësirë për lojtarët e rinj e të talentuar. Ata duhet të përkrahen maksimalisht dhe të kenë sa më shumë hapësirë. Klubet të punojnë në nxjerrjen e talenteve dhe të përfitojnë lojtari, klubi, por edhe Kombëtarja.

Qëllimi i Ligës nuk duhet të jetë kryesor se kush do të shpallet kampion, por të dalin edhe lojtarë të rinj që kanë potencial dhe për disa vite me përkrahje, të arrijnë sa më lartë dhe të përfitojmë të gjithë së bashku, si lojtari, klubi, por edhe Kombëtaret”, u shpreh Zekiqi.


 
Të gjitha lajmet nga