Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIAT POLAKE

Zëvendësimi i Berishës, befasi

Zëvendësimi i Berishës, befasi


26 August, 2015 @9:02

Në një pronocim për Sportowe Fakty, ish kapiteni i përfaqësueses polake në basketboll, Tomasz Jankowski, ka thënë se dikush duhet të jep përgjegjësi për largimin e Dardan Berishës nga përfaqësuesja polake. 

“Mendoj se zëvendësimi i Dardan Berishës me Robert Skibnieëskin është befasi për të gjithë. Duhet të pyetet stafi i trajnerëve kush e ka marrë këtë vendim,” ka thënë Jankowski për këtë faqe sportive polake. 

“Mendoj se Polonisë i duhet një Berishë në përbërje. Po flas për cilësinë e tij. Ai merr topin dhe shndërrohet në vrasës. Ndoshta nuk është më i miri fizikisht, por me depërtime dhe gjuajtje, është i pandalshëm,” ka shtuar ish kapiteni i këtij vendi. 

Dardan Berisha ditë më parë kishte bërë të ditur se kishte marrë vendim që të largohet nga përfaqësuesja polake, pasi që trajneri Mike Taylor e kishte lëvizuar atë nga pozita 2 në pozitën 1, ku ky nuk është ndier komod. 

Për këtë arsye, me marrëveshje Berisha kishte kërkuar largimin nga përfaqësuesja. 


 
Të gjitha lajmet nga