Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XII

Lumbardh Dellova (Ballkani) - Ylli i javës (12)

Foto: FFK

Lumbardh Dellova (Ballkani) - Ylli i javës (12)


Teksti: FFK

3 November, 2023 @10:46

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Ballkani, Lumbardh Dellova.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Flamur Sinani, Lulzim Rrmoku e Bujar Asllani. Ky komision vendosi që qendërmbrojtësi i FC Ballkani , Lumbardh Dellova të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai me golin e tij vendosi fituesin e derbit të xhiros kundër FC.Drita me rezultat 1:0.

E pikërisht goli i Dellovës i mundësoi FC. Ballkani ta forcojë pozitën e parë në renditje. Portokallezinjtë vazhdojnë të mbesin të pamposhtur në këtë edicion. Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC. Ballkani, Lumbardh Dellova e ndau Andi Sadiku, dizajner grafik në Albi Group.

Pasi mori këtë çmim qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e po ashtu edhe për golin që e shënova në derbi. Ndeshja ishte e mirë duke e pas parasysh që ishim të lodhur pak si ekip, por e rëndësishmë ishte të marrim tre pikë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane.”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga