MALISHEVA MPOSHT PRISHTINËN!
Penalltia vendosi duelin
1 November, 2023 @15:56
Malisheva ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Qëndrim Kida, ndërsa Prishtina është mposhtur për herë parë nën drejtimin e Emmanuel Egbos. Ka qenë zëvendësuesi Ilir Mustafa që shënoi penalltinë e fituar në pjesë të dytë, për të gjuajtur në anë të kundërt kah ishte nisur Ardit Nika dhe për të shënuar për fitore, Malisheva 1-0 Prishtina [Ilir Mustafa 85pen.].
Pjesa e parë ishte kryesisht shterpe, ndërsa në të dytën të dyja kërkonin golin, por pak më konkrete Malisheva, kurse me fitimin e penalltisë nuk përfundoi ndeshja. Prishtina arriti të shënojë gol, por pas rishikimit në VAR, u vlerësua se pozita ishte jashtë loje dhe goli i mysafirëve u anulua. E atëherë filloi festa në “Liman Gegaj” për Malishevën që fitoi duelin e parë pas tre xhirosh.
Derisa Prishtina do të shikojë të përmirësohet në përballjen e radhës, ndaj Llapit. Malisheva do të tentojë vazhdimin e fitoreve në përballje ndaj Feronikelit’74 në xhiron e radhës. Malisheva pas kësaj ndeshjeje është e katërta në renditje me 16 pikë nga 12 duele të luajtura, ndërsa Prishtina e pesta ka pikë të njëjta nga po aq duele.