Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË DRITËS

Vavalis: U treguam egositë dhe na kushtoi!

Foto: FCDrita/ fb

Vavalis: U treguam egositë dhe na kushtoi!


29 October, 2023 @18:28

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, ka pasur kritika për lojën e futbollistëve të tij në ndeshje ndaj Lirisë, pasi që sipas tij goli i hershëm i ekipit futi në rehati lojtarët dhe ata nuk i shfrytëzuan rastet e mëvonshme për të mbyllë ndeshjen.

“Për ne ky është rezultat jo i mirë dhe jemi përgjegjës për këtë rezultat, kjo për shkak se nuk e mbyllëm ndeshjen në rastet që i kishin në pjesë të parë dhe të dytë. Ne e shënuam golin herët, por pës kësaj ishin rehat dhe kështu nuk duhet të jemi gjatë gjithë ndeshjes, e as të nënçmojmë kundërshtarin. Kur nuk shënon në aq raste - atëherë, ky është futbolli…” ka thënë trajneri grek i gjilanasve.

“Përgjithësisht jam i kënaqur me lojën, por nuk jam i kënaqur me rastet ku u treguam egoistë, pasi që kjo i kushtoi në fund ekipit,” ka thënë ndër të tjera ai.

Drita ka pasur pesë fitore radhazi para kësaj ndeshjeje. Sot u ndalë me barazim të papritur ndaj Lirisë, ndërsa në xhiron e radhës luan ndaj Ballaknit në derbin e kreut të tabelës. 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga