Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË LIRISË

Yigit: Pika e fituar na ndihmon në aspektin moral

Foto: FCLiria/ fb

Yigit: Pika e fituar na ndihmon në aspektin moral


29 October, 2023 @18:20

Trajneri i Lirisë Nedim Yigit është shfaqur i kënaqur pas barazimit të ekipit të tij ndaj Dritës sot si mysafir. Ai ka treguar se nuk kanë pritur gol të hershëm, por me angazhim e disciplinë 100% ekipi i tij ka arritur te pika.

“Nuk pritëm që aq herët të pranojmë gol, por edhe pse pësuam vazhduam lojën. E kemi parashikuar që nëse mënjanojmë gabimet do të mund të marrim diçka nga loja. Lojtarët nuk u dorëzuan dhe ruajtën disciplinën e lojës. Me këtë pikë jemi të këanqur, ndërsa për ne është me rëndësi që nuk kemi pësuar disfatë. Më 17 shkurt 2008 Kosova duke mos u dorëzuar arriti pavarësinë e saj, ndërsa sot më 29 tetor është 100 vjetori i shtetit turk dhe jam i lumtur që në këtë ditë lojtarët nuk u dorëzuan. Sot i jemi afruar shumë fitores. Në aspektin moral, kjo pikë do të na ndihmojë shumë më shumë sesa si shifër,” ka thën ndër të tjera Yigit pas ndeshjes.

Liria është e parafundit në renditje tabelare (e nënta) ndërsa ka mbledhur 7 pikë prej 11 ndeshjeve të para në Superligë. Në xhiron e radhës, prizrenasit presin Dukagjinin e Klinës në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga