Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI VAZHDON ME FORMËN E MIRË NË SUPERLIGË!

Ballkani zgjeron epërsinë në krye, fitorja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit

Foto: FCBallkani/ fb

Ballkani zgjeron epërsinë në krye, fitorja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit


29 October, 2023 @15:37

Kampioni po vazhdon të bëj dallimin në Superligë, ndërsa Ballkani pa shumë telashe ka kaluar Feronikelin’74 në përballjen e sotme të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” duke e mposhtur me rezultat 0-3 [Almir Kryeziu 44’, Edvin Kuc 66’, Nazmi Gripshi 76’].

Para golave të tjerë të Ballkanit, Feronikeli’74 pati rastin të barazojë, por goditjen e Fiton Hajdarit nga pika e bardhë e ndali portieri Enea Koliçi. Pas kësaj gjithçka foli në favor të mysafirëve, ndërsa ekipi i Ilir Dajës me lojën e vet siguroi fitoren shpejt për të ngritur në fund edhe dallimin me pikë ndaj ndjekësit të parë, pasi që Drita barazoi ndaj Lirisë sot në Gjilan.

TABELA AKTUALE

Kapiteni Kuc shënoi nga largësia për 0-2 (66’), ndërsa kapakun ia dha Nazmi Gripshi (76’) për të vulosur ndeshjen.

Fitorja, bën që Ballkani lider pas 11 xhirove dhe 10 ndeshjeve të luajtura të ketë 26 pikë, 4 më shumë sesa ndjekësi i parë, Drita. Në anën tjetër Feronikeli’74 mbyll xhiron në zonën e barazhit, në pozitën e tetë, me 11 pikë nga po aq ndeshje të luajtura.

Ballkani në xhiron që vjen pret Dritën në shtëpi në derbi, ndërsa Feronikeli’74 luan derbin e pjesës së fundit të renditjes, pasi i shkon Gjilanit në konak.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga