Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY EKIPET NDËRPREJNË SERITË, NJËRA POZITIVEN TJETRA NEGATIVEN

Liria ndëpren serinë e humbjeve, duke ndalë serinë e fitoreve të Dritës

Fotot: FCDrita/ fb

Liria ndëpren serinë e humbjeve, duke ndalë serinë e fitoreve të Dritës


29 October, 2023 @16:10

Prins Tjiueza ka siguruar pikë për Lirinë sot, duke i gëzuar pa masë bardhezinjtë, pasi që ka arritur me golin e tij të ndërprejë serinë e humbjeve të ekipit - duke barazuar me Dritën, 1-1 [Besnik Krasniqi 4’ - Prins Tjiueza 73’].

Besnik Krasniqi

E Drita në anën tjetër ka humbur hapin me Ballkanin lider, pasi që pas serisë shumë të mirë të tyre prej pesë fitoreve radhazi, është ndalë sot në Gjilan. Drita shënoi edhe golin e dytë në minutën e 64. të ndeshjes, por goli i Astrit Thaqit u anulua pas rishikimit në VAR.

TABELA AKTUALE

Nënkampioni aktual mori epërsinë shpejt, kur Besnik Krasniqi shënoi për epërsi pas asistimit të Muharrem Jasharit (4’). Kontrolluan lojën, por myasafirët mençur nuk u dorëzuan për të luftuar dhe për të gjetur mundësinë përmes sulmuesit këmbëshpejt të tyre, Prins që realizoi për barazim (73’).

Drita vs Liria

Drita me këtë barazim, tash është katër pikë larg Ballkanit lider që ka 26 pikë. “Intelektualët” kanë 10 ndeshje nga 11 xhiro, ndërsa kanë 22 pikë dhe në xhiron që vjen luajnë pikërisht ndaj liderit dhe kampionit aktual. Liria në anën tjetër me pikën e fituar ka arritur në 7 pikë nga 11 ndeshje të luajtura, ndërsa në xhiron e radhës do të ketë punë ndaj Dukagjinit në “Përparim Thaçi”.

Përndryshe, Drita nuk ka arritur ta mposhtë Lirinë as në duelin e parë të tyre sezonal në Prizren dhe tashmë në duelet e ndërsjella kanë barazuar dy herë mes vete.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga