Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI SHTON PIKË!

E dyta me radhë në shtëpi, Gjilani tregohet i fortë për Feronikelin’74

E dyta me radhë në shtëpi, Gjilani tregohet i fortë për Feronikelin’74


1 November, 2023 @16:15

Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar fitoren e dytë radhazi në shtëpinë e tyre, duke e mposhtur sot Feronikelin’74 në stadiumin me bar sintetik të qytetit të Gjilanit. Gjilani i drejtuar nga Gentjan Mezani ka shënuar një herë në pjesë të parë, e më pas edhe në pjesë të dytë për siguruar duelin dhe për t’i kapur pikët e radhës si vendas, ashtu që t’iu iket sadopak rrezikut të qëndrimit në pjesëne rrezikshme të renditjes tabelare.

Dominimin e Gjilanit në pjesë të parë me gol e kurorëzoi Qëndrim Ismajli, ndërsa në pjesë të dytë me asistimin e Kushtrim Shabanit, si një qendërsulmues tipik ka shënuar Nasko Milev. E tëra që arriti Feronikeli’74 deri në fund të ndeshjes ka qenë që disa gjysmëraste që i kishte përgjatë ndeshjes, të shfrytëzojë rehatinë e Gjilanit me dy gola epërsi për të shënuar golin e nderit me Alban Shillovën, për përfundimtaren: Gjilani 2-1 Feronikeli’74 [Qëndrim Ismajli 44’, Nasko Milev 63’ - Alban Shillova 90’+1].

TABELA AKTUALE

Në xhiron e radhës Gjilani është përsëri vendas ndërsa pret liderin e Superligës dhe kampionin aktual, Ballkanin. Feronikeli’74 në anën tjetër do të kërkojë mundësinë t’i rikthehet fitores në ndeshje ndaj Malishevës. Gjilani tash ka 14 pikë nga 12 ndeshje të luajtura dhe është i shtati në renditje, ndërsa Feronikeli’74 është i teti në renditje me 11 pikë nga 12 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga