Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI TREGON FORCËN E KAMPIONIT!

Projektili i Dellovës zgjidh derbin, kampioni njofton Dritën me humbje

Foto: FCBallkani/ fb

Projektili i Dellovës zgjidh derbin, kampioni njofton Dritën me humbje


1 November, 2023 @15:55

Ka qenë një moment në ndeshje që ka bërë dallimin mes dy skuadrave të pamposhtura deri tash në Superligë. Lumbardh Delllova mori përgjegjësinë për të shutuar një gjuajtje të lirë prej rreth 20 metrash, ndërsa pas një vrapi mashtrues të disa lojtarëve, Dellova ka shutuar fortë në këndin e djathtë të Florjan Smakiqit për t’i dhënë avantazhin Ballkanit në derbi (36’).

Qendërmbrojtësi festoi me ekipin, ndërsa Drita kishte bërë disa mundësi (të gjitha me Almir Ajzerajn 5’, 6,’ 33’) për të shënuar para kësaj - asnjëra e rrezikshme për Enea Koliçin e sigurt në portë.

Në pjesë të dytë Ballkani përsëri kontrolloi lojën matur, ndërsa Drita mundohej që të arrinte në portë. Disa gjysmëraste dhe një goditje e mirë e Raddy Ovuakas, përsëri nuk kaluan Koliçin, kurse Ballkani shënoi me ëalid Hamidin zëvendësues, pasi pranoi topin nga Edvin Kuc - gol ky që u anulua pas rishikimit në VAR.

TABELA AKTUALE

Kaq mjaftoi, ndërsa Ballkani mposhti Dritën 1-0 [Lumbardh Dellova 36’] për të vazhduar i vetëm, i pamposhtur, në krye të renditjes rrugëtimin drejt përforcimit të lidershipit dhe krijimit të distancës ndaj ndjekësve në kampionat.

Drita në anën tjetër, pësoi për herë të parë këtë stinor. Ndërsa ekipi përkundër shfaqjes mesatarisht të mirë - asnjëherë nuk rrezikoi bindshëm portën e suharekasve shumë të disciplinuar në lojë. Fitorja, bën që Ballkani të bëj dallimin prej 7 pikëve ndaj Dritës ndjekëse, me 11 lojë nga 12 xhiro. Në të trembëdhjetën xhiro, Ballkani është mysafir i Gjilanit, ndërsa Drita mysafire e Dukagjinit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga