Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET ZYRTARE

Llapi - Fushë Kosova, 11-shet startuese

Llapi - Fushë Kosova, 11-shet startuese


2 November, 2023 @11:17

Llapi hyn në ndeshje ndaj Fushë Kosovës me dy xhiro pa fitore. Humbja e Dritës dje nga Ballkani do t’i jep mundësi llapjanëve që të dalin në pozitë të dytë sot me fitore potenciale ndaj Fushë Kosovës.

E në anën tjetër, Fushë Kosova e drejtuar nga Burim Shala që po bën lojë të mirë krahasuar me lojtarët që ka në dispozicion, dëshiron që të regjistrojë fitoren e dytë kampionale dhe të parën jashtë terrenit, ashtu që të mos humb hapin me ekipet që po luftojnë për ikje nga zona e rrezikshme.

Për këtë duel, trajnerët përkatës të ekipeve, Tahir Batatina dhe Burim Shala, kanë vendosur që të dalin me këto 11-she në fushë. Formacionet publikohen pas orës 12:00.

LLAPI XI: 1. Ilir Avdyli; 5. Granit Jashari, 6. Diar Vokrri, 9. Muhamet Hyseni, 10. Arbnor Ramadani, 17. Ergyn Ahmeti, 19. Arbwr Bytyqi, 20. Jose Cobian, 23. Besar Musolli, 28. Leotrim Bekteshi, 70. Valmir Veliu.

FUSHË KOSOVA XI: 1. Armend Rugji; 2. Valmir Kutllovci (kap.), 5. Arbenit Krasniqi, 6. Arbios Thaqi, 9. Urim Statovci, 16. Lis Demiri, 18. Ardi Ajdini, 20. Leutrim Islami, 22. Kastriot Rapuca, 27. Dominik Ivkic, 80. Adewole Lawal.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga