Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI BARAZON NË FUND!

Kalojnë 2 muaj, Liria mbetet pa fitore në sekondën e fundit të ndeshjes

Foto: FCLiria/ fb

Kalojnë 2 muaj, Liria mbetet pa fitore në sekondën e fundit të ndeshjes


2 November, 2023 @16:58

Me sot, janë bërë dy muaj të plotë, prej se Liria shënoi fitoren e parë dhe aktualisht të fundit në Superligë. Me datën 2 shtator bardhezinjtë nga Prizreni mposhtën Fushë Kosovën dhe prej atëherë, ekipi nuk ka mposhtur ende asnjë skuadër të Superligës. Përkundër se sot ishin shumë afër asaj, pasi përmbysen në 10-minutëshin e fundit Dukagjinin, Liria përsëri s’arriti të dalë fituese. Kjo pasi që një nonshalancë në mbrojtje, bëri që Granit Elezaj të shënojë në minutën e fundit shtesë të ndeshjes për të barazuar për përfundimtaren, Liria 2-2 Dukagjini [Prins Tjiueza 85’, Andri Stafa 90+1 - Blerind Morina 72’, Granit Elezaj 90+8].

Në 20 minutat e para të ndeshjes, dominim i lehtë i Lirisë, ndërsa më pas dominim i Dukagjinit, por jo sa për të shënuar gol në portën e Arlis Shalës. Dukagjini vazhdoi njëjtë edhe në pjesë të dytë derisa shënoi për epërsi (72’). Mirëpo, një gjuajte e lirë afër zonës së rrezikshme, bëri që Liria të barazojë! (85’). Ishte Prins Tjiueza që la pa lëvizur Kenan Haxhihamzën në portë.

TABELA AKTUALE

Nuk u desht shumë kohë, pas një tollovie në zonë, topi ra pranë Andri Stafës, që rrëmbyeshëm goditi (90’+1), për atë që u mendua se do të jetë goli i fitores për Lirinë. Gëzim i madh në taborin vendas dhe publik. Por, e gjithë kjo u shua në sekondat e fundit të ndeshjes, kur zëvendëuesi Granit Elezaj u gjend në pozitë të duhur për të godit drejt portës së vendasve dhe për të shënuar për barazim! (90’+8)! 

Barazimi, s’i konvenoi asnjërës skuadrës, por tash Dukagjini ka 14 pikë nga 12 ndeshje të luajtura dhe mbyll xhiron në pozitë të gjashtë. Liria në anën tjetër mbetet e parafundit në renditje (e nënta) me vetëm 8 pikë nga 12 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga