Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË LIRISË

Yigit: Sigurisht, do të mbesim në Superligë!

Foto: FCLiria/ fb

Yigit: Sigurisht, do të mbesim në Superligë!


2 November, 2023 @23:21

Në deklaratën e dhënë pas barazimit ndaj Dukagjinit, trajneri i Lirisë, Nedim Yigit ka thënë se ekipi i tij për shkak të një pakujdesie nuk e arriti fitoren, ndërsa në pyetjen e gazetarit për mbijetesën në Superligë, ai ka shtuar se Liria sigurisht që do të mbijetojë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Në fushën tonë, ky rezultat nuk është i kënaqshëm. Në sekondat e fundit, një pakujdesi na pamundësoi të arrijmë tre pikë. Qëllimi ishin tre pikë, por s’ia arritëm,” ka thënë fillimisht trajneri turk i Lirisë.

“Sigurisht Liria do të mbijetojë në Superligë. Mungesat tashmë i dimë, për këtë jemi duke punuar të gjithë, prej së kryesisë, stafit, trajnerëve e të tjerë. Shpresojmë që me lojë të mira dhe përforcimet shtesë, t’i kthejmë tifozët në stadium sikurse në ndeshjen e parë që i kishim ndaj Ballkanit,” ka thënë ndër të tjera ai.

Liria ka vetëm një fitore në Superligë pas 12 xhirove të zhvilluara. Ekipi është i nënti në renditje, i parafundit. Barazimi i sotëm ka qenë barazimi i pestë sezonal për prizrenasit, që gjenden në zonën e rënies së elitës së futbollit të Kosovës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga