Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Liria ndan rrugët me trajnerin Nedim Yiğit

Liria ndan rrugët me trajnerin Nedim Yiğit


5 November, 2023 @22:00

Humbja ndaj Fushë Kosovës ka mbushur kupën dhe Liria ka ndarë rrugët me trajnerin turk të ekipit, Nedim Yiğit.

TopSporti.com ka mësuar nga burime të sigurta brenda klubit se pas diskutimeve të bëra pas ndeshjes së sotme mes kryesisë dhe trajnerit, ku prizrenasit pësuan nga Fushë Kosova dhe ranë në pozitën e fundit të renditjes tabelare, të dyja palët kanë rënë dakord që për të mirën e klubit koha është për ndërrim në shtabin teknik.

Kështu, Liria me marrëveshje të dyanshme ndanë rrugët me Nedim Yiğit.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Me këtë, Liria tash e tutje vihet në kërkim të trajnerit të ri të ekipit, duke u bërë ekipi i tretë këtë stinor në Superligë që do të ndërrojë trajnerin, pas Malishevës dhe Prishtinës.

Nedim Yiğit erdhi gjatë verës te Liria, ndërsa ekipi me të ka arritur që të regjistrojë një fitore e pesë barazime në Superligë pas 13 xhirove, 7 prej të cilave humbje. Në ditët në vijim, Liria pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri të skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga