Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA - LIRIA

Ivkic e Mëziu për fitoren e Fushë Kosovës, Liria në vendin e fundit!

Fotot: KFFusheKosova/ fb

Ivkic e Mëziu për fitoren e Fushë Kosovës, Liria në vendin e fundit!


5 November, 2023 @14:54

Një fitore shumë e rëndësishme e Fushë Kosovës në luftën për mbijetesë!

Sot Fushë Kosova shënoi fitore 2-0 (Dominik Ivkic 59’, Osman Mëziu 69’) ndaj Lirisë së Prizrenit, për ta zbritur këtë të fundit në vendin e fundit në renditje!

Dominik Ivkic w Prins Tjiueza

Dy golat e shënuar në pjesën e dytë nga Dominik Ivkic dhe Osman Mëziu ishin më së të mjaftueshëm për “pampurët” që t’i marrin 3 pikë sot.

TABELA AKTUALE

Raste për shënim gjatë ndeshjes pati edhe Liria, por porta e Rugjit mbeti e paprekur dhe vendasit e mbyllën ndeshjen pa pranuar gol.

Tashmë Fushë Kosova shkon në 3 xhiro pa pësuar humbje dhe ndodhet në vendin e parafundit të renditjes, një sipër Lirisë në rrezik serioz për rënie nga elita.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga