Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA HAPET ME BARAZIM!

Flamur Gashi shpëton Malishevën, tre ndeshje pa humbje

Foto: FCMalisheva/fb

Flamur Gashi shpëton Malishevën, tre ndeshje pa humbje


4 November, 2023 @17:36

Prej se u mposhtën nga Dukagjini në shtëpi 3-4, Malisheva në tre ndeshjet e radhës nuk është mposhtur. Dhe për këtë më meritori sot është portieri i ekipit të Malishevës, Flamur Gashi, që shpëtoi penalltinë e shutuar nga Jakup Berisha krejt në fund të pjesës së parë.

Penalltia e Feronikelit’74 erdhi pas një mori rastesh të tyre në pjesë të parë, ku nxënësit e Xhengis Rexhepit ishin dukshëm më kërkues për gol. E thuajse të gjitha rastet konkrete të “niklit” erdhën nga Berisha - që pa penalltinë e tij të mbrojtur (45’+5) para se të shkonin ekipet në pushim.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, Malisheva u duk më kërkuese, por tentimet e Mendurim Hotit (47’), Drilon Hazrollajt (66’) nuk gjetën kornizën e golit. Feronikeli’74 tentoi edhe njëherë mirë me Robert Rrahmanin (87’) por ka qenë përsëri Gashi që mbrojti dhe shpëtoi Malishevën, para se Laurent Xhylani në kohën shtesë të lëshojë rast të mirë për mysafirët!

Në fund, Feronikeli’74 0-0 Malisheva, ndërsa pas 13 ndeshjesh, Malisheva është e katërta sot me 17 pikë, e Feronikeli’74 i teti me 12 pikë. Në xhiron e radhës, Malisheva pret Gjilanin në “Liman Gegaj” ndërsa Feronikeli’74 udhëton te Llapi në Podujevë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga