Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE

Shtyhet ndeshja e Ballkanit!

Shtyhet ndeshja e Ballkanit!


Teksti: FFK

3 November, 2023 @12:52

Komisioni Garave ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshja e javës së 13-të e Albi Mall Superligës, ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet me datë 04.11.2023 të shtyhet për një datë tjetër për arsye të udhëtimit në Astana të Kazakistanit për të zhvilluar ndeshjen e fazës së grupeve në Conference League dhe me miratimin e SC Gjilanit, Komisioni i Garave vendosi që ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani, të zhvillohet me një termin tjetër, për të cilin do të vendoset ndërkohë. Po ashtu, Komisioni Garave ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që për shkak të udhëtimit të gjatë nga Kazakistani, ndeshja e javës së 14-të e Albi Mall Superligës ndërmjet FC Ballkani – FC Dukagjini, e cila ka qenë në program të luhet të dielën, më 12 nëntor, të zhvillohet të hënën me datë 13 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga