Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË FUSHË KOSOVËS

Shala: Treguam veten në pjesë të dytë

Shala: Treguam veten në pjesë të dytë


5 November, 2023 @19:03

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka shfaqur rehatinë e fitores në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes me Lirinë. Përkundër rasteve të shumta të Lirisë në pjesë, Fushë Kosova ka arritur të këndellet dhe ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, duke dalë nga fundi i renditjes tabelare për herë të parë këtë stinor.

“Ka qenë ndeshje shumë e vështirë. Kemi qenë në presion. Liria na ka bërë pjesën e parë shumë të vështirë. Por me kalimin e kohës përmirësuam defanzivën dhe në pjesë të dytë kishim fytyrë tjetër. Dominuam, shënuam dhe mbrojtëm rezultatin,” ka thënë fillimisht Shala.

“Kjo fitore na ngrit moralin, na bën më konkurrent dhe na kthen në ekip më ambicioz për ndeshjet tjera të kampionatit,” ka shtuar ndër të tjera trajneri i “pampurëve”.

Fushë Kosova me fitore ndaj Lirisë ka dalë nga fundi i tabelës së Superligës dhe tash shpreson në të madhe për të mbledhë sa më shumë pikë për të shkuar në pushim dimëror të qetë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga