Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË FUSHË KOSOVËS

Shala: Me pak fat, do ta fitonim ndeshjen

Shala: Me pak fat, do ta fitonim ndeshjen


2 November, 2023 @23:30

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka qenë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në ndeshje ndaj Llapit sot, ku Fushë Kosova barazoi si mysafir në Podujevë. Ndërsa, ka theksuar se me pak fat, ekipi i tij do të mund të dilte fitues në këtë duel.

“Duke u bazuar në cilësinë e Llapit, jam i kënaqur me rezultatin, por edhe lojën. Një pikë shumë e vlefshme për ne si ekip. Jam i kënaqur veçanërisht me disciplinën taktike që treguan futbollistët në këtë ndeshje. Ndërsa me pak fat, ndoshta do ta mund ta fitonim ndeshjen po të shënonim në rastin e minutës së fundit që e patëm,” ka thënë trajneri i Fushë Kosovës pas ndeshjes.

Fushë Kosova që iu rikthye Superligës pas një dekade, është e fundit në renditjen tabelare dhe ka një fitore të vetme krahas katër barazimeve. Fushë Kosova barazoi sot me Llapin, 1-1, ndërsa Llapi humbi penallti në këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga