Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET ZYRTARE

Liria - Dukagjini, 11-shet startuese

Liria - Dukagjini, 11-shet startuese


2 November, 2023 @11:05

Liria po kërkon fitoren e parë në Superligë pas 2 muajve sot. Hera e parë dhe e fundit që shënuan fitore këtë stinor, bardhezinjtë e Prizrenit e arritën ndaj Fushë Kosovës në “Përparim Thaçi” më 2 shtator. Sot do të kërkojnë t’i kthehen fitoreve në përballje ndaj Dukagjinit.

Në anën tjetër, Dukagjini që po luan mirë por s’po arrin fitore në fund, pasi që ka më së shumti barazime aktualisht në Superligë, do të kërkojë të arrijë fitoren e tretë kampionale.

Për këtë duel, trajnerët përkatës Nedim Yigit dhe Armend Dallku si formacion startues i kanë besuar këtyre 11 lojtarëve në ekipet e tyre. Formacionet publikohen pas orës 12:15.

LIRIA XI: 88. Arlis Shala; 33. Melos Zenunaj, 5. Petrus Megameno, 14. Siyabonga Dube, 2. Ardit Topallaj (kap.); 27. Redon Arifi, 19. Alush Gavazaj, 24. Andri Stafa; 23. Junior Petrus, 7. Prins Tjiueza, 77. Festim Alidema.

DUKAGJINI XI: 30. Haxhihamza; 5. Basri (kap.), 44. Dallku, 33. Pllana, 93. Neziri; 8. Feka, 14. Morina, 77. Hugo, 20. Çyrbja; 10. Merlaku; 9. Santos.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga