Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIMI I RADHËS PËR "PAMPURËT"

Llapi humb penalltinë, Fushë Kosova siguron barazim!

Llapi humb penalltinë, Fushë Kosova siguron barazim!


2 November, 2023 @17:35

Fushë Kosova ka siguruar edhe një pikë këtë stinor, të dytën me radhë, ndërsa ka siguruar barazim ndaj Llapit të fortë dhe atë në “Zahir Pajaziti”. Ekipi i Burim Shalës ka treguar disciplinë në lojë, ndërsa në dy raste edhe portieri Armend Rugji ka kryer detyrën suksesshëm për të siguruar pikën për ekipin e tij. Llapi në anën tjetër, duke mos fituar këtë ndeshje nuk ka arritur të shfrytëzojë mundësinë për të dalë në vend të dytë në renditjen tabelare.

Një gabim i portierit të Llapit, bëri që të shkaktohet tollovi në zonë, ndërsa pas 2-3 pasimeve, ka qenë Urim Statovci që u fsheh nga pozita jashtë loje për të goditur nga afërsia dhe për t’ia dhënë epërsinë befasuese Fushë Kosovës (15’).

Llapi ka tentuar disa herë për barazim. As Valmir Veliu (20’), Jose Cobian Ruiz (31’) e as Diar Vokrri (40’) nuk mundën të bëjnë më shumë sesa disa gjysmëraste.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë inkuadrimi i Ahmed Januzit ka dhënë rezultat (69’). Pëvoja e Januzit dha fryt shpejt, pasi që qëndroi pranë portës nga një krosim, për të shënuar lehtë dhe për të pamundësuar Rugjin për reagim në portë. Pas kësaj Llapi kishte mundësinë për fitore.

Muhamet Hyseni shutoi penalltinë (80’) por topi shkoi lartë mbi portë! Penalltia erdhi pasi që një krosim poshtë i llapjanëve, pa dashje përfundoi në dorën e mbrojtësit Valmir Kutllovci. Pak më vonë, super rast i Januzit përsëri, por Rugji mbrojti nga afërsia goditjen e tij që shkonte drejt portës!

Rasti i fundit në ndeshje për Fushë Kosovën - pa konkretizim dhe në fund, Llapi 1-1 Fushë Kosova [Ahmed Januzi 60’ - Urim Statovci 15’] epilog i ndeshjes. Me barazim, Llapi prej 12 ndeshjeve ka 21 pikë dhe mbyll xhiron në pozitë të tretë, ndërsa Fushë Kosova nuk shfrytëzoi mundësinë për të dalë nga fundi i renditjes, duke pasur tash 7 pikë pas 12 ndeshjesh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga