Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRITJE TË SHQYRTIMIT NGA KD

FFK regjistron duelin e ndërprerë Kika-Vushtrria, ku u sulmua referi

FFK regjistron duelin e ndërprerë Kika-Vushtrria, ku u sulmua referi


30 April, 2024 @22:49

Inicime disiplinore janë nisur për Besfort Eminin lojtar i KF Kika si dhe për Francisco Talisson lojtar i KF Kika. I pari kishte grushtuar gjyqtarin në ndeshjen Kika-Vushtrria, ndërsa i dyti kishte hedhur mbrojtësen e këpucës drejt gjyqtarit, para se të ndërpritet ndeshja e xhiros së kaluar në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, Kika-Vushtrria pranë rezultatit 1-2.

INICIMET DISIPLINORE TË FFK-së:

Ndaj : Lojtarit të KF “Kika “ , Besfort Emini, ID.002761M99. Motivi: Në min e 84 të ndeshjes Kika – Vushtrria , kur loja ishte ndërprerë pas një ndërhyrje të ashpër, vjen nga banka rezervë duke protestuar ashpër, e shtyn, e kap për fyti dhe e grushton gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vushtrria .

Ndaj : Lojtarit të KF “Kika “, Francisko Talison, ID.019707M99. Motivi: Në min e 84 të ndeshjes, ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit e gjuan gjyqtarin kryesor me mbrojtëse të këmbëve në fytyrë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vushtrria .

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF “Kika “, Haqif Agaj nr ID.007088M60. Motivi: Evidenton në protokolin zyrtar pas përfundimit të ndeshjes si ndihmës trajner I dytë zyrtarin e klubit Naim Biqkaj, edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar para fimllimit të ndeshjes. Sipas protokolit zyrtar para dhe pas ndeshjes Kika – Vushtrria.

Ndaj : Zyrtarit të KF “Kika “, Naim Biqkaj. Motivi: Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes, gjatë ndeshjes ka qëndruar gjatë gjithë kohës në bankë bashkë me lojtarët rezervë dhe shtabin teknik. Sipas protokolit zyrtar para dhe pas ndeshjes Kika – Vushtrria.

Ndaj : Ndihmës trajnerit të KF “Kika” , Lirian Ferati nr ID.001610M91. Motivi: Në min 58 të ndeshjes Kika – Vushtrria , ofendon rëndë kryetrajnerin e KF “Vushtrria “ për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt.Sipas protokolit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vushtrria.

- - -

Përndryshe, FFK ka regjistruar këtë ndeshje me rezultat 0-3 në të mirë të Vushtrrisë. Gjendja aktuale në tabelë është: TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë