Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAGJIKE

10 ditë pas martesës, humb jetën Diogo Jota

10 ditë pas martesës, humb jetën Diogo Jota


3 July, 2025 @10:35

Sipas mediave spanjolle, Diogo Jota, futbollisti portugez i Liverpoolit ka vdekur bashkë me vëlluan e tij në një aksident trafiku, ku kerri i tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Jota 28-vjeç 10 ditë më parë u kurorëzua me shoqen e jetës së tij, Rute Cardoso, me të cilën ka tre fëmijë, ndërsa në ditën e martesës ndanë fotografitë me fëmijët dhe postuan, “22 qershor 2025. Po, deri në pafundësi.”

Aksidenti ka ndodhur në rrugën A52, pranë Komunës së Sanabrias që është në kufirin portugezo-spanjoll.

Në këtë aksident ka vdekur edhe vëllau i tij Andre Silva, gjithashtu futbollist i ekipit portugez Penafiel. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30 të enjten, ndërkaq Guardia Civil ka bërë të ditur se kerri i tyre Lamborghini ka dalë nga rruga pasi që u shpërtheu goma duke tejkaluar një kerr tjetër - kurse pas daljes nga rruga dhe përplasjes, kerri u zu nga zjarri.

Skuadra e tij Liverpool, gjithashtu ka dalë me komunikatë rreth orës 11:15 sot, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të jep hollësi tjera për vdekjen e Jotës, për të respektuar privatësinë dhe dhimbjen e madhe që po përjeton familja e tij, shokët, bashkëlojtarët dhe klubi për këtë humbje të paimagjinueshme.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League