MEDIA TALK

Liverpool refuzon ofertën e Bayernit!
2 July, 2025 @16:36
Liverpool, kampion i Anglisë, ka refuzuar ofertën e Bayern Munchenit, kampionit të Gjermanisë, lidhur me lojtarin e tyre kolumbian.
Sipas njoftimit të botuar në BBC Sport, drejtori sportiv i Bayernit Max Eberl është informuar se futbollisti 28-vjeçar i Liverpoolit nuk është në shitje dhe nuk ka një interesim të tillë nga ekipi.
Për Luis Diazin pos Bayernit më parë e interesuar ka qenë edhe Barcelona, që gjithashtu është refuzuar. Kampioni anglez është i qartë këtë verë. Diazi nuk është në shitje. Ai kishte ardhur në “Anfield Road” në vitin 2022 nga Portoja.
Futbollisti ofanziv llogaritet të jetë pjesë integrale e ekipit të drejtuar nga Arne Slot. Ai ka shënuar 22 gola për ekipin dhe përfaqësuesen e tij në stinorin e kaluar. Në Premier Ligë ai dha 13 gola dhe bëri 7 asistime, derisa Liverpool fitoi titullin kampion me 10 pikë dallim nga ndjekësi i parë.