JAZZ - MAVS

FOTO / NBA
10 fitore rresht, lideri i ri në Perëndim
28 January, 2021 @10:59
Skuadra më në formë aktualisht në NBA, Utah Jazz, regjistroi edhe fitoren e 10 rresht, duke e mposhtur Dallas Mavericksin me rezultat 116-104.
Jordan Clarkson me 31 pikë e 7 kërcime ishte më i dalluari te Utah, kurse u ndihmua edhe nga Rudy Gobert me 29 pikë e 20 kërcime.
Te Dallasi si zakonisht më i miri ishte Luka Doncic me 30 pikë, 6 asistime e 4 kërcime.
Utah Jazz me këtë fitore ngritet në krye të Konferencës Perëndimore, kurse Dallasi ka bilanc prej 8 fitoreve e 10 humbjeve.