Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLEADË!

10 gola në “Demush Mavraj”

Foto: FCIstogu/ K. Ademaj/ fb10 gol

10 gola në “Demush Mavraj”


18 May, 2025 @15:03

Dy skuadra pa ndonjë qëllim shtesë për xhiron e fundit kanë luajtur lirshëm, derisa ndeshja përfundoi me 10 gola të shënuara! Derisa pjesa e parë plotësisht i takoi Istogut, në pjesë dytë Trepça’89 u rikthye plotësisht, për të përfunduar ndeshja me barazim, 5-5!

Istogu - Trepça’89 5-5 [Enis Miranaj 19’, 41’, Daniel Musollaj 35’, Altin Mehaj 51’, Qëndrim Jahaj 85’—Milazim Bajraktari 47’, 60’pen., 81’, Maddy Fatty 65’, 88’ ].

Në fakt, ‘89-shi kishte mundësi për barazh, por rezultati i Lirisë në anën tjetër bëri që ata të mos kenë gjasa për më tepër sot. Ky rezultat bën që Trepça’89 të mbyllë stinorin në Grupin A të Ligës së Parë me 47 pikë, ndërkaq Istogu në pozitë të shtatë me 31 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë