GOLDEN STATE WARRIORS

Foto: NBA TV
1000 treshe në stinor
4 April, 2016 @9:30
Forma e jashtëzakonshme e kampionit në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors, po vazhdon, ndërsa rekordet e NBA-së po bien një nga një. Borozani.com
Ekipi mbrëmë shënoi treshen e njëmijtë të stinorit, për të shkruar histori në NBA.
Sa i përket ndeshjes, Golden State Warriors i dha zor në fund për të mposhtur Portland Trail Blazersin 136-111, ndërsa Stephen Curry e përfundoi ndeshjen me 39 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime.
Te rivali, 38 pikët e Damien Lillardit për Portlandin shkuan poshtë në fund, derisa ekipi i tij regjistroi disfatën e 37 të stinorit.
Pas kësaj ndeshjeje Golden State Warriors ka bilanc 69-8, ndërsa Portland Trail Blazers 41-37.