INFORMATORI 1
150€ gjoba nga xhiroja e parë
6 October, 2015 @13:34
Dy gjoba të lehta, ka qenë bilanci i Informatorit të parë të këtij stinori në Superligë, ka bërë të ditur sot FBK-ja përmes letrës së lëshuar në faqen zyrtare të saj.
Ylli është dënuar me 50 euro për shkak të mosvendosjes së llogos së FBK-së në fanella të ekipit gjatë ndeshjes me Bashkimin.
Ndërsa, Peja me 100 euro për shkak mosrespektimit të veshjes zyrtare përballë Vëllaznimit.
Për më tepër, vëzhguesi Lulzim Maloku, që ka qenë prezent në ndeshjen Ylli-Bashkimi, është dënuar me një ndeshje mosdelegim për shkak të mos paraqitjes së rastit të lartëcekur nga përballja e zhvilluar në Suharekë.