PRISHTINË
Pallati i Rinisë kërkon para nga mediat
6 October, 2015 @10:36
Të gjitha mediat televizive që dëshirojnë të inçizojnë ndeshjet e shumta që zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, tash e tutje duhet të paguajnë.
Vendimin e ka marrë Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, e ka kundërshtuar këtë.
Tarifa për përcjelljen e një ndeshjeje tash e tutje është 300 euro, ndërsa transmetimi direkt, 500 euro.
Për më tepër, tashmë edhe të gjithë shfrytëzuesit (ekipet sportive) e Pallatit të Rinisë duhet të paguajnë tarifa si: 10 euro për orë prej mëngjesit deri në ora 18:00, ndërsa deri në ora 23:59 15 euro për orë + TVSH.
Përveç ekipit të Sigal Prishtinës në basketboll, asnjë ekip tjetër sportiv besohet të mos ketë mundësi që të durojë këtë detyrim të Pallatit për kohë të gjatë.
Në anën tjetër, edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka reaguar ashpër për këtë Vendim të drejtuesve të Pallatit.