Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA NË ENBL, PA FITORE ENDE

2 ndeshje, 2 humbje! Prishtina mposhtet edhe nga Kalev/Cramo

2 ndeshje, 2 humbje! Prishtina mposhtet edhe nga Kalev/Cramo


27 November, 2022 @17:16

Pas disfatës së thellë nga Budivelnyk dje, Prishtina është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të ligës ENBL, duke pësuar nga Kalev/Cramo. I njëjti ekip i kishte eliminuar edhe nga FIBA Europe Cup, po këtë stinor.

Prishtina u mundua të kthehet në lojë në çerek të dytë të ndeshjes, mirëpo pjesa e dytë ishte plotësisht e ekipit estonez që dalëngadalë krijoi epërsi të nevojshme për fitore, në një ndeshje me pak pikë të shënuara, ku përfundimtarja ishte: Prishtina 50-61 Kalev/Cramo [12-21, 18-9, 10-16, 10-15].

Dustin Thomas ka qenë lojtari i vetëm i Prishtinës që ka arritur të shënojë pikë dyshifrore në një ndeshje ku bardhekaltërit shënuan krejtësisht 50 pikë. Ndërsa 15 prej tyre i takuan Thomasit, që bëri edhe 9 kërcime e 2 asistime tjera gjatë ndeshjes. Gjuajtjet për tre pikë, gjithashtu dobët nga Prishtina sonte, pasi që nga 18 tentime shënuan 4 herë, për përqëindjen e saktësisë, vetëm 22!

Kalev/Cramo në anën tjetër u tregua vendimtar në pjesë të dytë, pas rikthimit të Prishtinës në çerek të dytë. Hugo Toom me 14 pikë ishte më efikasi te ekipi estonez, ndërsa nga 10 pikë shënuan edhe Martins Meiers dhe Taavi Jurkatamm.

Debutimi i Prishtinës në ligën ENBL nisi me humbje dje dhe vazhdoi edhe sot me humbje, prandaj ekipi aktualisht ka bilanc 0-2 pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtu.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga