Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - BASHKIMI

3/3 për Rahovecin

3/3 për Rahovecin


13 October, 2019 @21:04

Skuadra e Rahovecit, vazhdoi bilancin 100% me fitore edhe kundër Bashkimit.

Vreshtarët e mposhtën skuadrën prizrenase me rezultat 78-54.

Rahoveci që nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes ishte në epërsi, derisa e regjistroi një fitore më lehtë se sa që ishte pritur kundër Bashkimit.

Më i miri te Rahoveci ishte Jure Gunjina me 16 pikë e 8 kërcime, kurse u dalluan edhe Christian Bradford me 15 pikë, Justin Gray me 14 pikë dhe Arian Qallaku me 12 pikë të tjera.

Te Bashkimi më i miri ishte Terik Bridgeman me 23 pikë e 8 kërcime.

TABELA AKTUALE

Rahoveci për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare ka dy ndeshje më pak, megjithatë në 3 ndeshjet e zhvilluara nuk pësoi asnjëherë, kurse Bashkimi pas 2 fitoreve në dy xhirot e para, i regjistroi 2 humbje rresht.

Në xhiron tjetër Rahoveci përballet me Yllin, kurse në Prizren do të zhvillohet derbi lokal në mes të Bashkimit e Prizrenit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga