Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 MUNDËSITË E PRISHTINËS

3 mundësitë e Prishtinës: Play Off, Play Out dhe rënie direkte

3 mundësitë e Prishtinës: Play Off, Play Out dhe rënie direkte


5 April, 2021 @22:01

Skuadra më e trofeshme në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina, është duke qëndruar mbi një fije të hollë që e ndanë suksesin me dështimin.

Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit, bardhekaltërit kanë tri mundësi të hapura para vetes: Play Off-in, Play Out-in dhe rënien direkte nga Superliga.

Megjithëse është skuadra e vetme me trofe në këtë stinor, dhe ate duke i fituar dy sosh, Superkupën dhe Kupën e Kosovës, ky stinor mund të vlerësohet më i dështuari në historinë e Prishtinës, në qoftë se ndodhë më e keqja - rënia.

Prishtina rrezikoi shumë në xhiron e kaluar ndaj Vëllaznimit, pasi që humbja e ndeshjes kishte kuptimin e rënies direkte, por në fund ajo u përmbledh dhe arriti fitore për të shpresuar edhe më tej.

Tani, Prishtina do ta luajë ndeshjen e fundit në shtëpinë e saj përballë Bashkimit, ndeshje kjo e cila do ta përcaktojë fatin e kryeqytetasve.

Renditja në fund të pjesës së rregullt mund të ketë pamje të ndryshme pasi që skuadrat mund të përfundojnë me pikë të njëjta dhe më pas në kalkulime të hyjnë rezultatet nga ndeshjet e ndërmjetme.

Lajmi vijon më poshtë...

Kliko në tabelë për ta parë tabelën e plotë


Mundësia e Play Off-it


Për të siguruar Play Off-in, Sigal Prishtina duhet ta lë poshtë saj në tabelë së paku Trepçën ose Bashkimin, e për këtë kushti primar është fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Bashkimit.

Prishtina ka bilanc më të mirë se Trepça në ndeshjet e ndërmjetme, ndërsa me Bashkimin bilanci është 2-1 në të mirë të prizrenasve me koshdallim +7 për Bashkimin.

Prandaj, fitorja e Prishtinës me më shumë se 7 pikë ndaj Bashkimit, i dërgon bardhekaltërit direkt në Play Off, ndërsa në rast të fitores me më pak se 7 pikë, Play Off-i mund të arrihet nëse Trepça pëson humbje në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Ponte Prizrenit.


Mundësia e Play Out-it


Play Out-i për Prishtinën është i mundshëm varësisht nga rezultati i rivalëve në ndeshjet e tjera.

Prishtina në rast të humbjes ndaj Bashkimit mund të luajë në Play Out nëse edhe Vëllaznimi pëson humbje në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Pejës.

Play Out-i është i mundshëm edhe me fitore ndaj Bashkimit, por nëse ajo është me më pak se 7 pikë dhe nëse Trepça shënon fitore ndaj Ponte Prizrenit në ndeshjen e xhiros së fundit.


Mundësia e rënies nga Superliga


Humbja e mundshme ndaj Bashkimit, mund ta rrezikojë seriozisht rënien direkte të Sigal Prishtinës nga Superliga.

Por për këtë do të varet edhe rezultati i Vëllaznimit i cili duhet të fitojë ndaj Pejës.

Lajmi vijon më poshtë...

Ndeshjet e xhiros së fundit. Kliko për t’i parë të gjitha rezultatet e mëparshme


Bilanci mes rivalëve


Prishtina ka bilanc më të mirë se Trepça në ndeshjet e ndërmjetme me 3 fitore e 1 humbje, ndërsa me Vëllaznimin ka bilanc të barabartë 2-2, por me koshdallimin në të mirë të gjakovarëve.

Me Bashkimin bilanci aktual është 2-1 për Bashkminin dhe ndeshja do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila skuadër renditet më lartë në rast të pikëve të barabarta.

Prishtina - Trepça 3-1 (koshdallimi +27 për Prishtinën)
Prishtina - Bashkimi 1-2 (koshdallimi +7 për Bashkimin)
Prishtina - Vëllaznimi 2-2 (koshdallimi +14 për Vëllaznimin)
Trepça - Bashkimi 2-2 (koshdallimi +17 për Trepçën)

Nëse në fund pjesës së rregull Trepça, Bashkimi dhe Prishtina kanë pikë të njëjta, atëherë Trepça renditet më poshtë për shkak të numrit më të vogël të fitoreve në ndeshjet e ndërmjetme. Ndërsa nëse Bashkimi apo Prishtina do të renditet i pari në këtë treshe, do ta përcaktojë rezultati i ndeshjes mes tyre.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga