Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFIRMOHEN MUNGESAT, DUELET E VESHTIRA

3 mungesa konfirmohen te Shqipëria, Reja duhet të vendosë

Foto: FSHF

3 mungesa konfirmohen te Shqipëria, Reja duhet të vendosë


9 October, 2020 @20:38

Ekspedita e kuqezinjëve ka arritur në Kazakistan sot pas gjashtë orë e gjysëm fluturim.

Kuqezinjtë kanë përballur largësinë afro 5 mijë kilometërshe me fluturim charter, pasi u nisën në 08:30 nga Rinasi.

Me këtë, selektori Edy Reja përfundimisht nuk do të ketë në dispozicion 3 futbollistë te të cilët me shumë gjasë do të llogariste për ndeshje.

TABELA AKTUALE E GRUPEVE

Thomas Strakosha, Jon Mersinaj dhe Myrto Uzuni nuk do të jenë të gatshëm - të tri të konfirmuar me lëndime.

Duke llogaritur se Strakosha e Uzuni janë pjesë e formacionit bazë si dhe Mersinaj, tash selektori i Shqipërisë do të duhet të vendos për zëvendësimet e tyre për përballjen e së dielës, nesër.

Grupi 4 i Ligës C të Kombeve ku bën pjesë Shqipëria është krejtësisht i barabartë deri tash.

Të gjitha skuadrat kanë nga 1 fitore dhe 1 humbje dhe secila ka 3 pikë. Sfidat e tetorit llogaritet të jenë mjaft vendimtare për secilin ekip në grup.

E Shqipëria pas duelit me Kazakistanin më 11 tetor, me 14 tetor do të jetë në Lituani për përballjen e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga