FIBA EUROPE CUP
3 nga rivalët e Pejës dhe Prishtinës arrijnë 1/8 e finales
26 January, 2017 @18:46
Me ndeshjet e zhvilluara pardje, dje dhe sot, ka përfunduar edhe faza e dytë grupore e FIBA Europe Cup, të cilën ekipet tona pjesëmarrëse në te, Peja dhe Sigal Prishtina, nuk e arritën.
Sa i përket ekipeve kundërshtare të tyre, 3 nga 4 të kualifikuarit e grupeve ku merrnin pjesë Peja e Prishtina kanë siguruar 1/8 e finales së FIBA Europe Cup, pra kanë dalë nga grupet.
Prej rivalëve të Prishtinës, janë kualifikuar edhe Eniseyi rus edhe Demir IBB-ja turke, kurse për të qenë fati ironik me këto skuadra, i ka futur në duel për fazën eliminatore.
Në anën tjetër, nga rivalët e grupit të Pejës, ka kaluar vetëm Gaziantepi turk, derisa UBT Cluj është eliminuar në fazën e dytë të FIBA Europe Cup.
Çiftet e së tetës së finales në FIBA Europe Cup janë këto:
1. Gaziantep Basketbol TUR vs. Ironi Nahariya IZR
2. Elan Chalon FRA v Egis Kormend HUN
3. Pau-Lacq-Orthez FRA v Telenet Oostende BEL
4. Nanterre 92 FRA v Proximus Spirou Charleroi BEL
5. Muratbey Usak Sportif TUR v CSM CSU Oradea RUM
6. Demir Insaat TUR v Enisey Krasnoyarsk RUS
7. Cibona Zagreb KRO v Stelmet Zielona Gora POL
8. Kataja Basket FIN v Telekom Baskets Bonn GjER