LIRIA - RAHOVECI

Foto: KF Rahoveci
4 gola në Prizren, pikët ndahen
27 November, 2021 @15:22
Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot në Ligën e Parë mes Lirisë dhe Rahovecit.
Ndeshja e luajtur në Prizren në fund përfundoi 2-2, me ç‘rast pikët mes skuadrave u ndanë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1-0 për Lirinë falë golit të shënuar nga Liridon Fetahaj, e më pas pjesa e dytë dhuroi edhe 3 gola tjerë.
Mysafirët nga Rahoveci shënuan dy herë përmes futbollistëve Astrit Berisha e Hamid Mullaabazi për 1-2, por Liria nuk u dorëzua dhe barazoi për përfundimtaren 2-2. Edhe goli i dytë i Lirisë u shënua nga Liridon Fetahaj.
Kështu, Liria e mbyllë stinorin vjeshtor në vendin e gjashtë, kurse Rahoveci renditet dy pozita më poshtë.