Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FEDERATA

4 trajnerë potencial në Stamboll

Foto: FBK

4 trajnerë potencial në Stamboll


Teksti: FBK

28 October, 2016 @14:46

Katër trajnerë potencialë nga Kosova prej 1 deri më 6 Nëntor 2016 do të qëndrojnë  në Stamboll të Turqisë.

Vizita e trajnerëve potencial kosovarë, Izet Tahiri, Qëndrim Demi, Besnik Podvorica dhe Genti Zeka, do të bëhet në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe të quajtur “New Generation Development Project”. Së bashku me trajnerët tanë, do të udhëtoj edhe menaxheri i këtij projekti, i caktuar nga FBK, Faton Kurshumlija.

“New Generation Development Project”, i cili do të zgjas dy vjet (2016/17) udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partneret implementuese të saj janë shtetet si Bullgaria, Rumania, Kosova dhe Maqedonia.

Trajnerët kosovarë, së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas do të kenë mundësi që për gjashtë ditë, sa do të qëndrojnë në Stamboll të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri bazike rreth basketbollit. Po ashtu të 16 trajnerët së bashku me 4 menaxherët e caktuar nga federatat përkatëse, do të jenë të pranishëm edhe në ndeshje të basketbollit të Superligës së Turqisë.

Vizita studimore organizohet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është përkujdesur për çdo detaj të qëndrimit të 16 trajnerëve dhe 4 menaxherëve në Stamboll.

Duhet theksuar se “New Generation Development Project” ka filluar këtë verë, me kampet e organizuara në të katër shtetet e lartëpërmendura (për djemtë e lindur në vitin 2002 e më të rinj, U-13 dhe U-14), të cilat kanë qenë seleksionuese, ndërsa më pas është organizuar Kampi i Parë Ndërkombëtar i përbashkët, ku kanë marr pjesë 120 fëmijë nga Rumania, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe secila federatë i ka dërguar nga 6 trajnerë dhe nga 1 menaxher. Tani radhën e ka vizita studimore e trajnerëve në Turqi, ndërsa në mes të muajit dhjetor në planprogram është Turneu i Parë Ndërkombëtar, i cili do të mbahet në Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve.


ORARI I NDESHJEVE

3 ndeshje të shtunën, 1 të dielën

FBK Superliga

3 ndeshje të shtunën, 1 të dielën

28/10/16 @ 14:13

PREJ KOSOVËS NË MAQEDONI

Vrbanc prej Prishtine te Karpos Sokoli

FBK Superliga/Balkan League/Transfere

Vrbanc prej Prishtine te Karpos Sokoli

28/10/16 @ 12:47

DREJT TOP 10

Bogdanovic kalon Drazen Petrovicin

NBA/International

Bogdanovic kalon Drazen Petrovicin

28/10/16 @ 10:54

BLAZERS vs CLIPPERS

Paul e Griffin sjellin fitoren e parë për Clippersët

NBA

Paul e Griffin sjellin fitoren e parë për Clippersët

28/10/16 @ 09:56

KINGS vs SPURS

Spurs 2-0, Kawhi 30 pikë

NBA

Spurs 2-0, Kawhi 30 pikë

28/10/16 @ 09:13

BULLS - CELTICS

Butler e Wade rrëzojnë Bostonin

NBA

Butler e Wade rrëzojnë Bostonin

28/10/16 @ 08:56

EUROLEAGUE

Olympiacos shpëton në fund

Euroleague

Olympiacos shpëton në fund

27/10/16 @ 23:14

MILANO - REAL

Milano pëson përsëri, Reali këndellet

Euroleague

Milano pëson përsëri, Reali këndellet

27/10/16 @ 22:41

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05

REFERI I FIFAs NË DERBI

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

FFK Superliga

Derbi nën gjykimin e Genc Nuzës

16/05/24 @ 16:44

GRUPI A - GJERMANIA

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

Evropiani/Bundesliga

Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024

16/05/24 @ 15:01

VENDIMET E KDE-së

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

FFK Superliga

KDE kërkon deklaratë shtesë nga Ballkani

16/05/24 @ 13:19

SHENJA POZITIVE TE EKIPI MITROVICAS

Trepça nis riorganizimin me Rafet Prekazin si drejtor sportiv

FFK Liga e parë

Trepça nis riorganizimin me Rafet Prekazin si drejtor sportiv

16/05/24 @ 12:58


 
Të gjitha lajmet nga