PREJ KOSOVËS NË MAQEDONI
Vrbanc prej Prishtine te Karpos Sokoli
28 October, 2016 @12:47
Basketbollisti i deridjeshëm i Sigal Prishtinës, Goran Vrbanc, shpejt ka gjetur angazhim, pasi që nuk fitoi besimin përkundër përvojës te kampioni i Kosovës.
Kroati 32 vjeçar ka arritur marrëveshje me ekipin maqedon, Karpos Sokoli, të cilët sot e kanë regjistruar si lojtar të ri në skuadër basketbollistin në fjalë.
Vrbanc ka pasur krejt 2 paraqitje zyrtare me Sigal Prishtinën sa ishte lojtar i bardhekaltërve nën drejtimin e tranjerit Petar Mijovic.
Ai luajti një ndeshje në Superligë, ndaj Bashkimit në Prizren dhe një tjetër, ndaj Beroes në Stara Zagora të Bullgarisë në kuadër të ligës ballkanike.
Tash, Vrbanc pritet të debutojë për ekipin e tij të ri të hënën në kuadër të ligës së Adriatikut ku Karpos Sokoli që ende s’ka fituar asnjë ndeshje përballjet me Olimpijan e Ljubljanës.
Vrbanc me ekipin e tij në BIBL është në një grup me Trepçën dhe Pejën.