BULLS - CELTICS
Butler e Wade rrëzojnë Bostonin
28 October, 2016 @8:56
Dueli i parë i stinorit ka filluar me fitore për Chicago Bulls.
Të udhëhequr nga përforcimi i ri (i rikthyer në shtëpi), Dwyane Wade dhe Jimmy Butler, demat e Chicagos kanë mposhtur Boston Celticsët 105-99, në duelin më interesant të mëngjesit të sotëm në NBA.
Bulls ishin në epërsi pothuajse gjatë gjithë takimit, ndërsa Celtics u afruan shumë në çerekun e katërt, ku zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, mirëpo kjo nuk mjaftoi për ta evituar humbjen.
Butler përfundoi duelin me 24 pikë të shënuara e 7 kërcime, ndërsa Wade kontribuoi me 22 pikë, 6 kërcime e 5 asistime në fitoren e parë të demave këtë stinor.
Në anën tjetër, 25 pikë e 4 asistime të Isaiah Thomasit nuk mjaftuan për Bostonin që shënoi disfatën e parë të stinorit pas dy ndeshjeve.