5 PËR VIKEND
5 duelet që duhet t’i shohim
Shkruan: Luan MORINA
10 March, 2017 @18:47
Pesë ndeshjet më interesante të fundjavës, duke nisur nga sonte me Juventus-Milan deri të hënën mrëma, Chelsea - Manchester United. Mos i humbisni.
1. Juventus – Milan (e premte, ora 15n9)
Në Itali është Juventusi, janë nja 5 nivele të zbrazëta, është Napoli me Romën, dhe dikur poshtë vjen Milani. Me njërën nga shitjet më të çuditshme që mund të rezultoj vetëm si shpëlarje parash nga ana e Silvio Berlusconit, në fund të vetmit që kanë pësuar mund të mbeten tifozët e kësaj skuadre.
Është koha që shumica prej tyre të zgjedhin Barcelonën, siç kanë bërë tashmë. Milani në ‘Juventus Stadium’ s’mund të fitoj! Jo pa Mesbahun!!!
2. Middlesbrough – Manchester City (e shtunë, ora 1e15)
E vërtetë që të dy ekipet janë në pole të kundërta të renditjes në Premier League. Por, ajo çfarë e bën të veçantë këtë ndeshje është përballja në bankën rezervë. Aty kemi Aitor Karankën dhe Pep Guardiolën.
Që të dy kanë qenë rivalë të mëdhenj edhe si futbollistë, dhe e njëjta pritet të vazhdoj edhe në zejen e tashme. Tekefundit edhe nuk ka ndonjë ndeshje të veçantë të shtunën, dhe kjo është ndër të paktat që mund të jetë e paqartë sa i përket rezultatit.
3. Genoa – Sampdoria (e shtunë, ora 15n9)
Të dy ekipet e qytetit të Xhenovës kanë lojtarë të talentuar. Së fundmi Bruno Fernandes bashkë me Schick e Praet po shkëlqejnë tek Sampdoria e cila duket se do të mbetet në rregull pas largimit të paevitueshëm të Muriel në verë.
Ngjashëm edhe Genoa që gjithnjë ka furnizuar ekipet e mëdha, është duke rritur talente. Ndër ta, më kryesori ndoshta evlati i Diego Simeones.
4. Inter – Atalanta (e diel, ora 3)
Atalanta duket se e ka marr seriozisht kualifikimin në Evropë. Në rast se shkojnë, atëherë vitin e ardhshëm do të luftojnë për mbijetesë. Është ligj i pashkruar ky, ama edhe i pashmangshëm. Vetëm shihni Sassuolon.
Ndërkohë Interi është në rrugën e duhur. Ka nevojë për kohë që të përforcohet skeleti dhe falë Suning gjithçka do të ecën lezetshëm.
5. Chelsea – Manchester Utd (e hënë, ora 15n9)
Herën e kaluar Conte kishte turpëruar Mourinhon. E njëjta mund të ndodh edhe të hënën nëse Mourinho do të tentoj të filozofoj kundër Contes. Të dy janë trajnerë që kërkojnë disiplinë dhe për momentin Conte ka arritur të bëj atë që nuk ka mundur të bëj Jose tek Chelsea – të nxjerr ekip kampionësh nga lojtarë të padisiplinuar.
Në fushë, gjithçka është duke u kthyer në 3-4-3, falë revolucionit të Contes tek Chelsea. Me gjasë ky do të jetë trendi i ri, trend që mban nënshkrimin e italianit. Për të fituar në ‘Stamford Bridge,’ Jose duhet të mos ndjek këtë trend, siç ka bërë Guardiola e Pocchettino.