Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

16 skuadra në luftë për ‘Stokholm’

16 skuadra në luftë për ‘Stokholm’


9 March, 2017 @10:37

Pas dy ditëve me super ndeshje në Champions League, dita e enjte vjen me duelet e 1/8 së finales në Europa League.

Shorti ka përcaktuar disa duele interesante, derisa shumë skuadra e shikojnë triumfin në këtë garë rrugë të vetme për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, marrë parasysh faktin që arritja e top pozitave në ligat përkatëse për shumë skuadra është bërë e vështirë sivjet.

1. Rostov vs. Manchester United

Barazimet e shumta në shtëpi ia kanë komplikuar punët dhe ia kanë zvogëluar mundësitë për arritjen e top katërshes skuadrës së Jose Mourinhos, ndërsa një trofe evropian, që do të siguronte gjithashtu kualifikim në Champions, do të ishte i mirëpritur për klubin anglez, klub i cili posedon skuadrën më të shtrenjtë nga të gjitha të mbeturat në Europa League sivjet. Sonte United udhëton në Rusi për të luajtur ndaj Rostovit, skuadër që mbrohet mirë e sulmon në kundërsulme. Ishte pikërisht Rostovi ai që e mposhti Bayernin në grupet e këtij sezoni të Champions Leagues. Unitedin e Mourinhos nuk e pret punë e lehtë, mirëpo sistemi me ndeshje kthyese mund të jetë ndihmesë për këtë skuadër, pasi që forma e Manchesterit në ndeshjet evropiane në ‘Old Trafford’ është shumë e mirë.

2. Lyon vs. Roma

Një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8 luhet mes Lyonit e Romës. Të dyja skuadrat kanë formë mjaft të mirë momentalisht në ligat përkatëse. Lyoni duket më i mirë në këtë pjesën e dytë të sezonit, ndërsa Roma është ringjallur me Dzekon e Nainggolanin që po kalojnë formë jetësore.

3. Gent vs. Genk

Shorti deshi që përballë të luanin dy skuadrat belge me emër të ngjajshëm. Të dyja këto skuadra momentalisht kanë shumë lëndime, kurse ndeshjet e ndërsjella zakonisht janë të forta dhe nuk sjellin shumë gola. Pritet një duel mjaft interesant.

4. Olympiacos vs. Besiktas

Olympiacosi që titullin e fiton pa filluar sezoni, e shkarkoi trajnerin Bento pak ditë me parë, për shkak të disa rezultateve jo të mira në ligë, përkundër faktit që Olympiacosi ndodhet i qetë në vendin e parë. Ky shkarkim i Bentos mund të jetë fitimprurës për Besiktasin, që po kalon formë shumë të mirë dhe prin në Superligën Turke. Dy tifozëri fenomenale dhe si gjithmonë, një ‘armiqësi’ turko-greke. Ndeshja pritet të jetë mjaft ’ e nxehtë’.

5. Schalke vs. Gladbach

Ashtu si Belgjika, fat të keq pati edhe Gjermania në short. Dy skuadra gjermane do të ndeshen mes vete, në një takim që zakonisht dhuron shumë gola. Monchengladbachi u kualifikua me përmbysje senzacionale ndaj Fiorentinës, kurse Schalke në anën tjetër ka përvojë në gara evropiane më shumë se Gladbachu. Priten shumë gola nga të dyja takimet.

6. Copenhagen - Ajax

Takimi mes skuadrave të dy prej qyteteve më të bukura të Evropës, Kopenhagës e Amsterdamit. Lavdia e dikurshme e Ajaxit në Evropë pothuajse ka humbur, mirëpo një trofe evropian është gjithmonë i mirëpritur. Ajaxi momentalisht ka kontigjent të madh të lojtarëve cilësor dhe Europa League shihet si objektiv real, edhe pse nuk llogaritet në rendin e favoritëve si United e Roma.

7. APOEL - Anderlecht

Dueli mes dy skuadrave që zakonisht kualifikohen në Champions, e më pas kalojnë në Europa League, në pamundësi për t’i kaluar grupet në Champions. Të dyja luajnë shumë mirë në shtëpi, derisa kuotat anojnë më tepër kah kualifikimi i Anderlechtit.

8. Celta Vigo vs. Krasnodar

Kualifikimi i Celtas ishte mbresëlënës. Spanjollët e eliminuan Shahktarin në Ukrainë, kurse Krasnodari u tregua skuadër më e mirë se Fenerbahce. Celta, e vetmja spanjolle e mbetur në këtë garë, njihet për lojë të shpejt e sulmuese dhe padyshim që llogaritet favorit ndaj Krasnodarit rus.

Ndeshjet e para luhen sonte, kurse ato të kthimit të enjten e ardhshme.

 


BARCELONA-PSG

Historia dhe magjia, kanë një emër - Barcelona

Champions League

Historia dhe magjia, kanë një emër - Barcelona

08/03/17 @ 22:33

ARGJEND BEQIRI

Beqiri: Humbëm rastet për të shënuar më shumë

FFK Superliga

Beqiri: Humbëm rastet për të shënuar më shumë

08/03/17 @ 18:22

ISMET MUNISHI

Munishi: Ishte paraqitja jonë më e dobët

FFK Superliga

Munishi: Ishte paraqitja jonë më e dobët

08/03/17 @ 18:03

VIDEO

Golat e ndeshjes Besa-Hajvalia

FFK Superliga

Golat e ndeshjes Besa-Hajvalia

08/03/17 @ 17:34

TAHIR BATATINA

Batatina: Tovërlani do ta shikojë Llapin në TV

FFK Superliga

Batatina: Tovërlani do ta shikojë Llapin në TV

08/03/17 @ 17:33

AFRIM TOVËRLANI

Përgatitja fizike dhe këmbëngulësia deri në fund, solli fitoren

FFK Superliga

Përgatitja fizike dhe këmbëngulësia deri në fund, solli fitoren

08/03/17 @ 17:22

GJILANI - LIRIA

Kartona po, gola jo

FFK Superliga

Kartona po, gola jo

08/03/17 @ 15:05

DORTMUND - BENFICA

Super Aubameyang, Dortmundi kualifikohet

Champions League

Super Aubameyang, Dortmundi kualifikohet

08/03/17 @ 22:45

BESA - HAJVALIA

Besa rendit fitoret, Hajvalia fundoset

FFK Superliga

Besa rendit fitoret, Hajvalia fundoset

08/03/17 @ 14:56

FERONIKELI - LLAPI

Shabani shpëton Feronikelin, 6 pikë larg kreut

FFK Superliga

Shabani shpëton Feronikelin, 6 pikë larg kreut

08/03/17 @ 14:55

PAS SHORTIT

Drita mëson kundërshtarin, trajneri shpreson në befasi

Conference League/FFK Superliga/Europa League/Transfere

Drita mëson kundërshtarin, trajneri shpreson në befasi

21/06/23 @ 16:14

DATAT E NDESHJEVE TË PARA

Ekipet e Kosovës mësojnë rivalët në rrethin e parë kualifikues

Conference League/Champions League/Europa League

Ekipet e Kosovës mësojnë rivalët në rrethin e parë kualifikues

20/06/23 @ 16:12

JORGE JESUS

Fiton Kupën dhe largohet

Europa League/International/Transfere

Fiton Kupën dhe largohet

12/06/23 @ 12:53

EINDHOVEN

Ish-trajneri i Ajaxit, merr drejtimin e PSV-së

Europa League/International/Transfere

Ish-trajneri i Ajaxit, merr drejtimin e PSV-së

12/06/23 @ 12:46

SEVILLA PËR TË SHTATËN HERË!

Bono hero! Sevilla fiton edhe një trofe të Europa League

Europa League

Bono hero! Sevilla fiton edhe një trofe të Europa League

31/05/23 @ 23:44

FORMACIONET ZYRTARE TË FINALES

Sevilla-Roma, 11-shet startuese

Europa League

Sevilla-Roma, 11-shet startuese

31/05/23 @ 22:11

TELASHET E MANCHESTER UNITEDIT ME LËNDIME

Dy qendërmbrojtësit lëndohen, njëri mbyll stinorin

Europa League/Premier League

Dy qendërmbrojtësit lëndohen, njëri mbyll stinorin

15/04/23 @ 00:31

PAS RRETH 6 MUAJSH PUNE

Sevilla shkarkon Jorge Sampaolin

Europa League/La Liga/Transfere

Sevilla shkarkon Jorge Sampaolin

21/03/23 @ 15:38

SHORTI I ÇEREKFINALES

Finalistët e Ligës së Konferencës takohen në çerekfinale të Ligës së Evropës

Europa League

Finalistët e Ligës së Konferencës takohen në çerekfinale të Ligës së Evropës

17/03/23 @ 14:52

PLAYOFF I EUROPA LEAGUE

Barcelona - Manchester United, super dueli i Europa Ligës!

Europa League

Barcelona - Manchester United, super dueli i Europa Ligës!

07/11/22 @ 13:33


 
Të gjitha lajmet nga Europa League