Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD

55 pikë nga Kyrie Irving

nba.com

55 pikë nga Kyrie Irving


29 January, 2015 @9:37

Performanca fenomenale e Kyrie Irvingut, në mungesë të LeBron Jamesit, ia solli fitoren e radhës për kavalierët të Clevelandit.

Besoni apo jo, Irving, në shtatë përpjekjet e para nuk shënoi asnjëherë, derisa askush nuk kishte ide se në çfarë spektakli do të bëhen dëshmitar.

LeBron James, në këtë ndeshje ishte në bankën e rezervistëve, por mungesën e tij, e mbuloi Kyrie Irving, i cili ishte i pakapshëm dhe e theu rekordin personal me 55 pikë.

Krahas 55 pikëve të Irvingut, ai i bëri edhe 5 asistime e 4 kërcime, ku pa dyshim ishte i pa ndalshëm ndaj një skuadrës që ka forcë në Konferencën Perëndimore.

Tek Portlandi, mundi i LaMarcus Aldridge, shkoi huq, i cili luajti me 38 pikë e 11 kërcime, por mbetën të pa mjaftueshëm, afër performancës së Kyriet.

Kjo ishte fitorja e tetë me radhë e Clevelandit, të cilët i kanë 27 fitore e 20 humbje dhe gjenden në pozitën e pestë në Konferencën Lindore.


Video

55 piket e Kyrie Irving



 
Të gjitha lajmet nga