FAZA E DYTË

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina e Peja, s’takohen në BIBL
28 January, 2015 @21:25
Sigal Prishtina dhe Peja, që aktualisht po ndeshen në mes veti në kuadër të Superligës, kanë mënjanuar duelet mes veti në fazën e dytë grupore të Balkan League.
Kjo, pasi që me fitoren e Kumanovës ndaj Rilskit në Bullgari, Peja ka rënë në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit të Grupit A, pozitë të njejtë të cilën e ka edhe Sigal Prishtina në Grupin B, që do të thotë se këto dy skuadra nuk do të bëjnë pjesë në të njejtat grupe.
Kështu, grupet e radhës në ligën ballkanike do të përbëjnë: GRUPI C: Kumanovo, Craiova, Mornar dhe Peja; GRUPI D: Kozuv, Rilski, Sutjeska dhe Sigal Prishtina;